Paris Saint-Germain ka harruar Milan-in me një fitore bindëse në kampionat.

Pas humbjes të pësuar në Champions League në mesjavë, parisienët janë kthyer në fushë për javën e 12-të të Ligue 1.

Skuadra e Luis Enrique ka luajtur në transfertë kundër Reims, një nga skuadrat më në formë të kampionatit.

Vetëm 3 minuta kanë mjaftuar për miqtë që të zhbllokonin ndeshjen dhe të kalonin në avantazh me një gol magjik të Kylian Mbappe, protagonisti absolut i ndeshjes.

“Mbappe show” ka vazhduar në pjesën e dytë me sulmuesin francez që ka dyfishuar shifrat në minutën e 59-të dhe ka fiksuar rezultatin në 3-0 në të 82-ën.

Falë tri pikëve të sotme, PSG ka parakaluar Nice në renditje dhe ka marrë kreun e Ligue 1.