Karriera e Kylian Mbappe ka pasur një rritje aq meteorike sa që ylli i Paris Saint-Germain e ka të vështirë të parashikojë se çfarë e pret në të ardhmen. Sulmuesi adoleshent Mbappe shpërtheu sezonin e kaluar me Monaco-n duke fituar titullin e Ligue 1 me 26 gola të shënuar në 44 ndeshje. Mbappe pritet të jetë një nga pikat kyçe të Francës në Kupën e Botës 2018, por ai nuk mund ta parashikojë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.
“Kisha disa gjëra të planifikuara në karrierën time, por meqë asgjë nuk ka ndodhur ashtu siç e kisha parashikuar dhe jam duke bërë më mirë se ç’e kisha imagjinuar, është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë,” shprehet ai për France Football. “Ku do të jem në dy vite? Sinqerisht, nuk e di.