Real Madridi do të tentojë ta transferojë me çdo kusht sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.
Sipas gazetës AS, Mbappe vazhdon të mbetet prioriteti kryesor i “Los Blancos” gjatë merkatos së verës. Por, mbretërit nuk do ta kenë të lehtë transferimin e lojtarit, pasi PSG e vlerëson mbi 200 milionë euro.
Sipas mediave në Spanjë, Mbappe gjithashtu kërkon një rritje të madhe të pagës, e cila kalon 15 milionë euro në sezon./syri/