Me shumë mundësi do të jetë operacioni i merkatos së verës. Kylian Mbappe te Real Madrid.

Klubi spanjoll do t’i japë një tjetër yll trajnerit Carlo Ancelotti dhe sulmuesi i Paris Saint-Germain është gati të vihet në shërbim të trajnerit italian.

Los Blancos dhe kampioni i botës kanë arritur marrëveshjen dhe lojtari do të transferohet me kosto zero verën e ardhshme në Madrid.

Në ndihmë të sulmuesit mund të shkojë edhe një legjendë e Real Madrid-it. Sipas asaj që raporton El Chiringuito, Sergio Ramos mund të ndihmojë Mbappen të rehatohet në qytetin e tij të ri.

Mbrojtësi që tani luan për Sevillan do t’i kishte ofruar francezit vilën që ka pasur gjatë kohës së tij në Madrid. Bëhet fjalë për një shtëpi 2500 metra katrorë, dy pishina dhe një dhomë kinemaje me një vlerë totale prej 6 milionë eurosh./telesport/