PSG ka bërë investime mjaft të mëdha në merkaton e verës, duke afruan Neymar nga Barcelona për shifrën rekord 222 milionë euro.

Por pas tij është bashkuar edhe i riu Francë me parisienët, Kylian Mbappe.

Surprizë ka qenë ky nënshkrim, i cili erdhi në formë huazimi nga Monaco, për tu blerë në verë për 180 milionë euro, që do të jetë edhe blerja e dytë më e lartë në histori.

Mjaftuan vetëm 25 gola në 44 ndeshje që talenti francez të ndizte merkaton, megjithatë, sulmuesi nuk arriti në “Parc des Princes” si blerje definitive, por e bëri këtë si një huazim me një opsion blerjeje prej 180 milionë euro.

Kjo ishte strategjia e ndjekur nga Nasser Al-Khelaïfi në përputhje me “fair play financiar” të UEFA-s.Pëor e veçantë ka qenë klauzola e vendosur mes dy klubeve, ku akoma pa përfunduar sezoni Mbappé tashmë është bërë një lojtar i PSG-së.

“Daily Mail” ka zbuluar që klauzola mes dy ekipeve francezë ka qenë qesharake, ku PSG duhet të siguronte qëndrimin në Liga 1 dhe atëherë transferimi do të konkretizohej.

Pas fitore me Strasburg, 5-2, fundjavën e kaluar, skuadra parisiene e ka siguruar qëndrimin në Liga 1 matematikisht.

Prandaj, Mbappé tashmë është bërë një lojtar i plotfuqishëm i PSG-së. Edhe pse, klubi i kryeqytetit do të duhet të paguajë verën e ardhshme 180 milionë eurot, për të cilat ka rënë dakord, një shifër që do ta kthejë atë në lojtarin e dytë më të shtrenjtë në historinë e futbollit./tiranatoday/