Kylian Mbappe ka komentuar garën me Leo Messin për Këpucën e Artë gjatë sezonit 2018-19.

Kampioni i botës ka folur në lidhje me rivalitetin e ashpër që kishte me argjentinasin. 21-vjeçari pranon se kapiteni i Barcelonës është nga një tjetër dimension dhe se nuk ishte aspak e lehtë të rivalizoje me të.

“Në vend që të prisja fundin e sezonit, po provoja të shtyja veten më shumë. E pashë që mund të isha golashënuesi më i mirë i Europës, por po rivalizoja me Messin. Nëse unë shënoja 2 gola në fundjavë, ai shënonte 3 gola.

Nëse shënoja unë 3 gola, ai shënonte 4. Ishte një çmenduri!”, – tha Mbappe që ka shprehur gjithmonë konsideratë të lartë për Messin dhe Ronaldon.

Messi fitoi këpucën e artë me një diferencë shumë të vogël, pasi ai e mbylli sezonin me 36 gola, pra 72 pikë, ndërsa Mbappe e mbylli edicionin me 33 gola, 66 pikë të grumbulluara.