Sulmuesi 21 vjeçar shkodran Bekim Bala i ka dhënë fund pushimeve të fundvitit teksa ditën e sotme ai ka lënë Shkodrën për t’u kthyer sërish në Pragë tek Sparta. Ai nuk ka patur më tepër ditë pushimi në dispozicion por vetëm sa për të festuar ndërrimin e viteve dhe vetëm në ditën e dytë të vitit të ri, ka marrë rrugën për në Çeki. Kjo ngaqë më datë 4 janar, Sparta e Pragës nis stërvitjet për fazën e dytë të kampionatit por edhe për ndeshjet e Europa League. Siç dihet, Sparta ka kaluar grupin dhe sipas shortit të hedhur, do të ndeshet me as më shumë dhe as më pak por me Çelsin e Londrës.

Ndeshja e parë siç dihet do të luhet në Pragë më 14 shkurt ndërsa ajo e kthimit në Londër. Sipas Balës, atmosfera duket shumë entuziaste në këtë pragndeshje dhe tek tifozët apo dhe drejtuesit e klubit ka besim për kalimin e turit. Megjithatë, skuadra do të bëjë përgatitjet ashtu siç duhet njëherë. Pas një jave qëndrimi në Pragë, skuadra e Spartës fazën përgatitore do ta zhvillojë në Spanjë. Bala konsiderohet pjesë e rëndësishme e kësaj skuadre dhe në pjesën e dytë të sezonit, pritet të ketë gjithnjë e një shumë hapësira në dispozicion.
www.shkodrasport.com