Kampionati shqiptar është në pauzë për shkak të ndeshjeve të kombëtares dhe diçka e tillë është shfrytëzuar nga Vllaznia. Stafi i shkodranëve me në krye Qatip Osmanin lanë pushim ekipin për dy ditë.

Në këto kushte lojtarët kanë shfrytëzuar mundësinë të takojnë familjrarët e tyre, kjo ka të bëjë më shumë me lojtarët e huaj. Gjithsesi ditën e sotme kuqeblutë do të rikthehen në fushë për të rinisur përgatitjet për takimin e radhës.

Pushimi për shkak të ndeshjeve të kombëtareve favorizon lojtarët të cilët kanë probleme dëmtimesh dhe Osmani shpreson që rikuperimi i tyre të arrihet në kohë. Gjithashtu kjo ndihmon Hakajn dhe Gomez të arrijnë formën e tyre optimale.

Kujtojmë se aktualisht Vllaznia mban vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit me vetëm 13 pikë pas 12 ndeshjes. Shkodranët kanë arritur të shënojnë 13 gola dhe kanë pësuar 15 të tillë./newsport/