E kishim paralajmeruar qe do te mberrinte sot ose neser ne Shqiperi dhe ne fakt keshtu ka ndodhur. Kandidati per trajner i Vllaznise Thomas Brdariç ka mberritur pasditen e sotme ne Rinas, aty ku eshte pritur nga pjestare te klubit shkodran.

Nderkohe, mbremjen e sotme ai do te takohet me sponsorin Xhaferi dhe do te bisedojne gjere e gjate per projektin e tij. Ideja eshte qe dy palet pasi te binden per ate se çfare do te bejne, te arrijne akordin dhe pasi te ndodhe kjo gje, do te vije edhe zyrtarizimi ne krye te pankines shkodrane.

Brdariç vertete ka origjine kroate por eshte lindur dhe eshte rritur ne Gjermani dhe ardhja e tij tek Vllaznia mund te jete hera e dyte qe ai do te punoje ne Ballkan. Kujtojme qe hera e pare ka qene ne vitin 2017 kur drejtoi per 6 muaj Shkendine e Tetoves.

Megjithate, te presim edhe pak. Drejtuesit e Vllaznise thjesht po avancojne punen dhe po bejne gati gjithçka per startin e punes teksa ka mbetur vetem hedhja e firmave ne kontrate, si per drejtorin sportiv Djarmati, ashtu mesa duket edhe per trajnerin Brdariç.

Dhe pasi te ndodhin keto pastaj, do te nise menjehere puna per ndertimin e ekipit teksa po kontaktohen lojtaret aktuale te ekipit por edhe te tjere qe duan te ofrojne tek Vllaznia. Ne Shkoder duket se po fryn nje “ere e re” dhe te gjithe shpresojne qe gjithçka te shkoje ashtu si duhet.
www.shkodrasport.com