Pas dy te pareve, diten e sotme ka mberritur ne Shkoder edhe nje basketbollist tjeter amerikan i cili i bashkohet Vllaznise dhe do te jete pjese e saj per pjesen e mbetur deri ne fund te sezonit.
Drejtuesit e shoqates kishin planifikuar prezantimin e tyre pasditen e sotme para nisjes se seances stervitore dhe te pranishme kane qene edhe mediat, por ne fund eshte vendosur qe prezantimi te shtyhet per ne ditet ne vijim, pasi te jete kryer edhe federimi i tyre.
Megjithate te tre basketbollistet amerikane siç mund t’i shikoni edhe nga pamjet, kane qene te pranishem ne stervitje duke qene ne dispozicion te trajnerit Damian Bekteshi. Ardhja e ketyre lojtareve pritet te ndryshoje atmosferen ne skuader, pse jo duke filluar qe nga ndeshja e neserme ndaj Beselidhjes.
Por nga ana tjeter, flitet se ne skene shume shpejt do te dalin edhe tre sponsore te rinj te cilet do t’i bashkohen presidentit Dibra me shpresen per ta ngritur kete ekip serish ne nivele te larta. Ne afrimin e tyre duket se ka ndikuar edhe Bashkia Shkoder e cila ka shume interes per rikthimin e Vllaznise aty ku duhet dhe mbushjen serish plot te pallatit te sportit.
Gjithsesi situata duket paksa e veshtire ne keto momente, megjithate e rendesishme per momentin eshte qe skuadra te siguroje shpetimin nga renia prej Superliges dhe me pas do shihet se çfare mund te marre me teper./SHKODRA-SPORT.COM/