Ka mberritur ne Shkoder basketbollisti i pare amerikan i blere nga Vllaznia. Seth Jackson ka zhvilluar paraditen e se premtes edhe seancen e pare stervitore me kuqeblute dhe me pas eshte prezantuar per mediat nga drejtuesit e skuadres. Vete Xhekson ne prononcimin e tij te pare si basketbollist i Vllaznise ka premtuar te jape me te miren per skuadren e tij te re.

“Kam ardhur të ndihmoj Vllazninë për të arritur objektivat që ajo ka këtë sezon, pikërisht për të fituar titullin e katërt kampion. Kam luajtur në kolegjet amerikane kryesisht ndërsa në sezonin e fundit kam qenë pjesë e ekipit “Balkan” në Bullgari dhe tashmë është sezoni i dytë që do të luaj në Europë duke shpresuar të bëj më të mirën time”- ka thënë lojtari i sapoardhur. Të kënaqur për ardhjen e basketbollistit amerikan janë shprehur edhe trajneri Gjeçaj dhe inspektori Zaganjori. “Objektivat tona dihen: të dalim medoemos kampionë. Kuptohet që do të jetë e vështirë megjithatë për këtë arsye, kemi marrë tre amerikanët që të rrisin nivelin e ekipit tonë dhe ne të jemi sërish më të mirët e Shqipërisë”- janë shprehur ata. Ne dy ditet e ardhshme pritet qe me skuadren te bashkohen edhe dy amerikanet e tjere dhe me to ajo do te plotesohet ne menyre te jete gati me datën 4 shkurt që është edhe data e startimit të fazës së dytë të kampionatit, ku objektivi padyshim fitimi i titullit kampion qe do te ishte i katerti rradhazi per te.

© shkodrasport.com