Numri i shteteve që  kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre në Memoralian Ndërkombëtar të boksit “Vllaznia 2012” ka shkuar në 13. Madje nëse shtojmë këtu edhe Australinë që do marrë pjesë me një boksier të vetëm, numri shkon në 14. Kjo tregon edhe njëherë tjetër interesimin e madh që ka për këtë aktivitet- memorial që zhvillohet çdo vit në Shkodër  në nderim të figurave të njohura të boksit shkodran që nuk jetojnë më. Fakti që ky aktivitet është në prag të Lojërave Olimpike, po shfrytëzohet nga ekipet pjesmarrëse për të testuar veten në ringun e Shkodrës. Organizatorët e këtij turneu e prisnin këtë interesim dhe prej kohësh janë marrë me organizimin e gjithçkaje që ka të bëjë me mbarëvajtjen e tij. Pjesmarrja kaq e madhe në Memorialin “Vllaznia 2012” që do të zhvillohet në datat 9-12 mars, shënon evenimentin me pjesmarrjen më të madhe që është bërë ndonjëherë për sportin e boksit në vendin tonë. Shtetet që kanë konfimuar pjesmarrjen  janë Italia, Kazakistani, Uzbekistani, Ekuadori, Irani, Mali i Zi, Gambia, Sri Lanka, Maroku, Guinea, Botsvana, Nigeria dhe kombëtarja shqiptare. Pa përmendur këtu edhe Australinë që do marrë me një boksier të vetëm. Kësisoj pritet të jetë një aktivitet shumë domethënëse por ndërsa shtetet kanë konfirmuar pjesmarrjen, ende nuk siguruar ana financiare e zhvillimit të tij. Trajneri Zef Gjoni dhe stafi i tij po tentojnë në shumë drejtime megjithatë ende nuk kanë siguruar asgjë. Memoriali gjithsesi do bëhet dhe kjo është e rëndësishme. E ndërsa shtetet e tjera bëhen gati të vijnë në Shkodër, dy boksierë shkodranë pikërisht Asmer Bilali dhe Kristian Demaj do të marrin pjesë në një turne që zhvillohet në Sofje të Bullgarisë në datat 22-25 shkurt të drejtuar nga trajneri Zef Gjoni.

www.shkodrasport.com