Ditët e fundit kanë qenë jo të mira për të dhe gjithë futbollistët e Vllaznisë sepse kanë pësuar një shok psikologjik nga rënia e ekipit nga Superliga.
Por për mesfushorin Erald Çinari dita e djeshme është shoqëruar me një lajm të mirë.
Nga Federata Shqiptare e Futbollit e kanë telefonuar dhe i kanë bërë të ditur se sot duhet t’i bashkohet kombëtares U-21 për dy ndeshjet miqësore që ajo do të zhvillojë ndaj Bjellorusisë në ditët e ardhshme.
Lojtari shkodran do të gjejë në këtë grumbullim edhe futbollistin tjetër të Vllaznisë Ardit Krymi.
Ata të dy kanë qenë ndër më të dalluarit për kuqeblutë në sezonin e fundit por paraqitjet e tyre nuk i mjaftuan skuadrës për të qëndruar në mes më të mirave të futbollit shqiptar.
Gjithsesi vlerat e tyre njihen nga të gjithë dhe jo më kot ata janë grumbulluar edhe në kombëtaren U-21.
© shkodrasport.com