Shumë fjalë, spekulime, por asnjë ofertë zyrtare për Thomas Strakoshën në muajt e fundit.
Deri tani, sepse sot Corriere Dello Sport shkruan se portieri i Kombëtares shqiptare krejt papritur ka marrë një ofertë joshëse, që po tundon edhe Lacion.
Janë plot 30 milionë euro në tryezë, ofertë zyrtare, nga Leverkuzeni. Klubi i Bundesligës e kërkon me çdo kusht portierin kuqezi, sepse brenda pak ditësh do të shesë titullarin Leno.
Lacio po mendohet, por nuk është se ka shumë kohë. Bundesliga nis me herët sesa Seria A dhe Bajeri kërkon të kompletojë ekipin sa më shpejt, ndaj ka nisur sulmin duke nisur nga porta.
Sipas Corriere, edhe vetë Strakosha dhe familja e tij kanë dhënë OK për transferimin, nëse Lacio e pranon ofertën./sport-ekspres/