Pasditen e sotme ka mbërritur në Shkodër dhe më pas ka zhvilluar një seancë stërvitore me Vllazninë edhe një tjetër futbollist. Nga sa bëhet e ditur, lojtari i sapoardhur është me origjinë kosovare por që jeton prej vitesh në Zvicër.

Sipas të dhënave që mësohen, ai luan si mesfushor qendre dhe karrierën e ka nisur me një nga klubet e Superligës së këtij vendi dhe më pas, duke mos gjetur shumë hapësira, ka kaluar në Ligën e Parë ku është pjesë e ekipit Chiasso. Megjithatë nuk është shumë e sigurtë e ardhmja e këtij futbollisti në Shkodër. Ai nesër do të largohet sërish drejt Zvicrës pasi i kanë dalë disa probleme dhe në ditët e ardhshme duhet pritur nëse do të vijë sërish për të vazhduar provën apo jo.

© shkodrasport.com