Nga Endri ÇINARI
U diskutua shumë që mund të largohej nga Vllaznia në këtë merkato dimërore, duke parë edhe afrimin e Serjan Repajt. Fjala është për mbrojtësin e Vllaznisë, Marko Juriç, i cili do mbyllë sezonin deri në fund me kuqeblutë. 30-vjeçari ka dalë totalisht jashtë planeve të stafit kuqeblu.
Duke u shndërruar në një zgjedhje të pestë për pozicionin e qendër mbrojtësit. Ku dy titullarët e skuadrës tashmë janë Stojanoviç dhe Bajrami, e ndërsa pas tyre vijnë dyshja shkodrane Pusi-Repaj.
Kroati nuk luan një ndeshje zyrtare me kuqeblutë që nga data 04.12.2024, ku Vllaznia humbiste ndaj Dinamos me rezultatin 2-3 në javën e 16-të të kampionatit. Që nga ai duel ka kaluar tashmë një fazë dhe ish-futbollisiti i Siroki Brijeg nuk ka zbritur në fushën e lojës.
Mbrojtësi tashmë aktivizohet me ekipin U-21 të shkodranëve, kjo vetëm për të mbajtur formën e tij atletike dhe në njëfarë mënyre ritmin e ndeshjeve. Pasi Juriç do jetë i lirë pas përfundimit të sezonit, ku edhe kontrata e tij me Vllazninë përfundon.(www.shkodrasport.com)