Ishte deklaruar se mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës për çështjen e Vllaznisë të zhvillohej nesër me datë 9 janar por në fakt ajo nuk do të zhvillohet. Lajmi bëhet i ditur nga anëtarë të këtij Këshilli të cilët për gazetën online shkodrasport.com kanë thënë se nuk kanë marrë asnjë njoftim për mbledhje. Në këtë mënyrë, edhe për nesër duket se nuk do ketë asnjë zgjidhje. Kj shtyrje duket se është bërë ngaqë drejtuesit e Bashkisë janë duke parë edhe njëherë me hollësi të gjithë hapësirë ligjore në mënyrë që me këtë kalim të klubit në përdorim të biznesmenëve të mos ketë asnjë mangësi ligjore.
Kjo procedurë mund të kryhet brenda disa ditësh dhe për rrjedhojë, Vllaznisë i duhet të presë ndoshta deri në fund të javës për të mësuar se kush do jetë presidenti i ri dhe trajneri i ri i saj. Në fakt emrat dihen, Agron Çela si president dhe Artan Bushati si trajner megjithatë pritet vetëm zyrtarizimi i tyre në mënyrë që ata të nisin nga puna për ndërtimin e një Vllaznie ndryshe.
www.shkodrasport.com