Armand Duka ka folur në mbledhjen që po zhvillohet ditën e sotme në ambientet e Air Albania Stadium.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit falënderoi dhe uroi dy ekipet e reja që fituan të drejtën për të luajtur sezonin e ardhshëm në Superiore. Në fjalën e tij, kreu i FSHF-së u shpreh:
“Unë doja të falënderoja drejtuesit e klubeve që janë pjesëmarrës në këtë takim. Dua t’i uroj mirëseardhjen, dy anëtarëve të rinj, Kruja dhe Apolonia. Ky takim organizohet për të analizuar në një lloj mënyre atë që ka bërë liga deri më sot.
Dua të falënderoj drejtuesit e klubeve për këtë sezon, për sakrificat që kanë bërë për ta mbyllur këtë sezon jo të zakonshëm. Kemi kaluar disa pengesa vërtetë të mëdha, si tërmeti dhe pandemia e cila rrezikoi që ta ndërpriste aktivitetin. Falë bashkëpunimit të klubeve dhe ligës, u bë e mundur që ne ta mbyllim këtë edicion.
Jo vetëm për ta konsideruar të kryer. Dhuroi garë sportive dhe u respektuan të gjitha rregullat e lojës. Bashkarist duhet të vendosim për vitin e ardhshëm duke parë këtë pandemi apo virusin që vijon të kanosë vendin tonë. Duhet të përshtatemi për të bërë më të mirën e edicionit të ardhshëm, për ndryshimet ligjore që ne duhet të kërkojmë për ndryshimin e futbollit në Shqipëri”.
Kujtojmë që ky takim po zhvillohet ndërmjet 10 presidentëve të klubeve të Superiores, ndërsa do të vendoset se çfarë do të ndodhë me sezonin e ri në elitë./newsport/