Perqendrim maksimal tek Vllaznise per ndeshjen e neserme ndaj ekipit “Gintra”. Ndonese kane arritur dy fitore, ekipi shkodran ende nuk ka siguruar asgje sa i takon kualifikimit per ne turin e dyte te Liges se Kampioneve.
Ne pamje te pare, shanset jane te medha sepse asaj i ben pune edhe barazimi megjithate drejtuesit nuk mendojne keshtu. Madje nga sa mesohet, pasditen e sotme presidenti Lazer Matija ka zhvilluar nje mbledhje te zgjeruar me gjithe ekipin, shoqeruar edhe me nje analize te ndeshjes se kaluar ndaj Birkirkara, mbledhje e cila ka zgjatur rreth 90 minuta.
E shoqeruar me pamje filmike, stafi teknik eshte ndalur tek disa gabime te verejtura ne ate takim dhe qe duhen korigjuar sepse kundershtari i rradhes eshte edhe me i forte.
Presidenti u ka kerkuar te gjitha vajzave te jene te qeta dhe ta vleresojne si duhet kete sfide, pse jo edhe per te sakrifikuar siç beri mbrojtesja Bajraktari ne ndeshjen e kaluar kur luajti e çare ne vetull.
Kjo sepse me afer se kete here nuk ka qene asnjehere kualifikimi per ne turin e dyte te ketij kompeticioni te rendesishem europian. Prandaj dhe duhet bere dhe nje sforco e trete per te bere ate qe kane enderruar prej vitesh.
Nga sa mesohet dhe vete lojtaret jane shprehur te vendosura per ta kaluar me sukses edhe sfiden ndaj vendaseve te Gintra sepse mundesite per kete gje i kane dhe tashme kjo duhet bere realitet.
www.shkodrasport.com