Dje, Partizani luajti kundër Vllaznisë, ndeshje të cilën e fitoi me rezultatin 2-0. Askush nuk e priste një fitore të të kuqve, madje qarkullonin zëra se lojtarët e Partizanit do toleronin.

Pikërisht për këtë arsye në klubin e kuq ka pasur lëvizje.

Newsport.al ka mësuar ekskluzivisht se drejtori i përgjithshëm Olsi Rama ka bërë një mbledhje me lojtarët, ku i ka kërkuar atyre impenjim maksimal.

Madje ka paralajmëruar gjoba në rast se do shihej se ndaj shkodranëve do të kishte lëshim të ndeshjes.

“Dua të jepni maksimumin me Vllazninë. Nëse mendoni se duhet të toleroni, atëherë iu paralajmëroj se do të ndëshkoheni me gjoba”, kanë qenë disa nga fjalët e Olsi Ramës para sfidës me Vllazninë.

Kujtojmë që pas kësaj fitoreje, të kuqtë synojnë të kapin Europën, ndërsa shkodranët janë shumë pranë zbritjes nga kategoria. /Newsport/