Ndaj Tiranes brenda dy minutash pesuan dy gola dhe e humben ndeshjen. E njejta situate edhe ndaj Partizanit. Serish dy gola brenda dy minutash ne shtese dhe serish humbje.

Vllaznise duket se po i kthehet ne makth 2-minuteshi. Humbja ndaj Partizanit ne fakt ka djegur shume pasi ndodhi atehere kur te gjithe ndoshta menduan se takimi u mbyll ne barazim.

E megjithate drejtuesit jane munduar qe te mos e demoralizojne ekipin. Direkt pasi u mbyll loja, administratori Suad Lici dhe drejtori sportiv Engin Firat jane futur ne dhomat e zhveshjes per te folur me lojtaret.

Tonet kane qene te uleta prej numrit 1 te klubit dhe mbi te gjitha inkurajuese, por sigurisht qe ndonje kritike e vogel eshte bere prej tij.

“Mund ta kishit fituar, ashtu siç e humbem kete takim. Duhet qe te ishim treguar me te vemendshem ne ato pak minuta qe kishin mbetur. Tani te shikojme perpara”- mesohet t’u kete thene Lici lojtareve.

Ashtu si trajneri Jonuz edhe administratori Lici po perpiqet qe skuadra te mos bjere ne pesimizem dhe mbi te gjitha ne kete periudhe kur ndeshjet jane njera pas tjetres.

www.shkodrasport.com