Gjatë ditëve të fundit te Tirana brenda grupit është folur gjatë për sfidën me Vllazninë.

Në minimbledhjet dhe analizën që kanë bërë lojtarët me stafin të gjithë janë të bindur se Tirana është në lojë për titullin kampion. Edhe pse nuk e thonë haptazi, bardheblutë janë të bindur se gjërat do të kthehen në krah të tyre.

Shehi i ka motivuar lojtarët dhe u ka kërkuar që të jenë të qartë dhe të vëmendshëm në sfidën me Vllazninë, sepse fati i bardhebluve varet nga ai takim.

Nëse fitohet ndeshja, atëherë edhe Tirana është pretendente kryesore për të luajtur gjashtë javë si kampione që do të ruajë trofeun.