Vllaznia dje barazoi 1-1 ne kryeqytet ndaj Tiranes dhe kesisoj ka ruajtur pozitat e saj ne renditje duke e kryesuar me merite ate edhe pas javes se 12-te te kampionatit.

Por duhet thene se shkodranet vertete mund ta kishin fituar kete ndeshje nisur nga rastet e shumta qe paten sidomos ne pjesen e dyte, por edhe mund te kishin humbur.

Gjate pjeses se pare, per disa minuta kuqeblute kane kaluar jp pak probleme sidomos ne mesfushe dhe kjo i ka mundesine Tiranes ta vinte ne veshtiresi seriozisht ekipin shkodran.

Te gjendur ne kete situate, mesohet se ne pushimin e ndeshjes ne dhomat e zhveshjes te Vllaznise eshte zhvilluar nje mbledhje e shkurter e te gjithe pjestareve te saj.

Kete e ka zbuluar ne nje pronocim te dhene per mediat, drejtori sportiv Matko Djarmati qe eshte shprehur: “Gjate pjeses se pare, per disa minuta gjerat nuk na kane funksionuar dhe per kete arsye ne pushimin e ndeshjes te gjithe sebashku kemi zhvilluar nje mbledhje te shkurter ne dhomat e zhveshjes.

Mbledhje qe ne fakt dha efekt sepse te gjithe e pate pastaj se si luajti skuadra ne pjesen e dyte. Ishte nje Vllazni krejt ndryshe dhe per rrjedhoje Tirana duhet te jete me fat qe mori nje pike nga kjo ndeshje”./SHKODRA-SPORT.COM/