Kategoria Superiore ka zhvilluar dy javët e saj të para për këtë vit, konkretisht javën e 18-të dhe të 19-të. Në dy javët e zhvilluara për fatin e kaq nuk është folur për futboll por për gabimet njëpasnjëshme të arbitrave.

Java e 18-të ndezi shkëndijat e para, duke na kujtuar se problemet e vjetra nuk i kishim lënë pas, e teksa në ndeshjet e radhës u mendua se gabimet do të ishin më të limituara ndodhi e kundërta. Arbirtat gabojnë në mënyrë flagrante dhe evidente saqë acarojnë edhe klubet e dëmtuara.

Ditën e djeshme shefi i sektorit të arbitrimit, Sokol Jareci në një intervistë për “E hëna sportive” nuk i mohoi gabimet teksa shtoi se ishin evidente.

Ndër të tjera përmendi dhe thirrjen e presidentit Duka gjatë një takimi në seminare se kush gabon do të marri dhe haraçin e tij.

Në këtë mënyrë, në një situatë tepër të vështirë për gjykimin shqiptar, institucioni më i lartë i vendit në futboll, FSHF është detyruar të thërrasë arbitrat kryesorë që gjykojnë në Superiore për të sheshuar kështu dhe problematikat apo zërat e ngritur. Takimi pritet të ndodhë rreth orës 10:00 në ambientet e FSHF-së./newsport/