Komisioni i Disiplines prane FSHF-se eshte mbledhur pasditen e sotme dhe ka marre ne shqyrtim ngjarjet e ndodhura ne javen e 18-te te Superliges.
Per kete arsye, ka marre edhe vendimet e duhura per shkeljet disiplinore.
Ajo qe bie ne sy eshte gjobitja e Lushnjes per sjellje te gabuar te tifozeve. Po ashtu, mesohet se do filluar procedimi disiplinor per trajnerin e Flamurtarit Shpetim Duro. Lexoni me poshte vendimet e ketij komisioni te dites se sotme:
-KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshje kundër KF “Luftëtari”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
-Zyrtari i KF “Burreli ”, Akil Jakupi , për prostesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
-Lojtari i KF “Korabi”, Emiljano Veliaj, për prostesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes,në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
-Zyrtari i KF ”Shkumbini”, Astrit Isaj, për sjellje jo sportive ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
-Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Burreli”, Sadush Danaj; pezullimin pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Sadush Danaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
-Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Flamurtari FC, Jeton Beqiri, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.
-Fillimin e procedimit disiplinor ndaj zyrtarit të Flamurtari FC, Shpëtim Duro lidhur me deklaratat pas ndeshjes midis Kukesit dhe Flamurtarit të datës 04.02.2018.