U zhvillua diten e sotme në ambientet e Federatës së Futbollit mbledhja e zakonshme e Komitetit Ekzekutiv nën drejtimin e Presidentit Armand Duka.

Në këtë mbledhje u vendos zhvillimi i Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme për miratimin e statutit të ri të FSHF sipas modelit të FIFA-s, e cila do të mbahet në 18 dhjetor 2020.

Ndër të tjera, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit miratoi rregulloret e zhvillimit të aktivitetit për Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, moshat, U-17, U-19 Superiore dhe Kampionatin Kombëtar të futbollit të femrave.

Komiteti gjithashtu miratoi propozimin për vazhdimin e projektit “Topi Yt” për katër vitet e ardhshme, 2021-2024.