Ditën e sotme do të mblidhet në Gjenevë të Zvicrës Komisioni Disiplinor i UEFA-s për të marrë në shqyrtim kërkesën e ekipeve të futbollit të femrave të Vllaznisë dhe Bettembourg të Luksemburgut. Të dy ato i kanë kërkuar këtij komisioni të marrë masa ndëshkimore për PAOK-un e Selanikut i cili në ndeshjet ndaj këtyre ekipeve ka aktivizuar një futbolliste tjetër me një emër tjetër.
Kjo është një shkelje e rëndë e cila është raportuar edhe nga delegati i UEFA -s dhe për këtë arsye, pritet që Komisioni i Disiplinës ta ndëshkojë ekipin grek.Ky i fundit zuri vendin e parë në grup dhe është kualifikuar për në turin e dytë por në rast se UEFA merr masë ndaj tij dhe gjasat janë që të ndodhë kështu, atëherë do të jetë Vllaznia që do të vazhdojë në Champions League ëomen duke luajtur ndeshjen e rradhës ndaj Spartës së Pragës.
www.shkodrasport.com