Mbrëmjen e djeshme debutoi për herë të parë si titullar me ekipin e tij të zemrës- Vllazninë dhe padyshim që nuk është ai fajtori për humbjen e saj ndaj Bylisit. Megjithatë, Elmir Lekaj e ndjen përgjegjësinë por në këtë moment të vështirë, ka edhe një mesazh për të dhënë.
“Humb ose fiton, gjithmonë krenar për këtë ekip”- shkruan ai në një status në rrjetet sociale duke e shoqëruar këtë fjali edhe me ngjyrat e Vllaznisë, ato kuq e blu.
Një fjali që flet vetë. Djaloshi 19 vjeçar po realizon një nga ëndrrat e tij të mëdha dhe padyshim që ndjehet krenar për këtë gjë.
Ka provuar të qëndrojë edhe në stol, të mos grumbullohet fare në ndeshje të caktuara, të dërgohet edhe tek ekipi B për të luajtur dhe Lekaj i ka bërë të gjitha, kokëulur.
Vetëm kështu, ai mund të kapë majat dhe fillimi duket i mbarë. Debutimi i tij tashmë është bërë. Me siguri që në ndeshjet e ardhshme do të ketë sërish besimin e trajnerit Jonuz dhe padyshim që ai do të japë më të mirën, për skuadrën e tij të zemrës.
© shkodrasport.com