Ka luajtur nje sezon ne Shkoder, por ka lene pershtypje te mira dhe si rrjedhoje ne ndeshjen e mbremshme ne Elbasan, ka marre shume duatrokitje nga tifozet e Vllaznise.

E kemi fjalen per mbrojtesi Eni Imami. Ne minutat e fundit te ndeshjes ai pesoi nje demtim dhe si rrjedhoje u detyrua te largohej nga fusha e lojes.

Kete gje e ka bere nga pjesa pas porte dhe me pas i eshte drejtuar dhomave te zhveshjes, por per ta bere kete gje, i eshte dashur qe te kaloje para tribunes ku ishin te vendosur tifozet e Vllaznise.

Keta te fundit nuk kane munguar ta duatrokasin Imamin per disa sekonda dhe ky i fundit ua ka kthyer ne te njejten menyre duke treguar edhe njehere tjeter se periudha e aktivizimit me Vllaznine eshte ende ne mendjen e tij.

U largua nga Vllaznia per te shkuar tek Dinamo, me shpresen se do te dilte kampion me te, por nga menyra si po shkojne gjerat, Eni Imami me shume mundesi do te jete penduar per zgjedhjen e tij./SHKODRA-SPORT.COM/