Makthi i Champions-it kthehet të marrë formë përsëri për të, në mbrëmjen më të vështirë të karrierës me PSG. Gianluigi Buffon u përmend menjëherë mes fajtorëve të humbjes (1-3), që pësoi skuadra kampione e Francës në shtëpi, ndaj Manchester United, çka i kushtoi edhe eliminimin.

Gabimi në pësimin e golit të dytë ia ka vënë “vulën” paraqitjes së portierit veteran italian, i cili është vlerësuar me notën “2” në raportin e ndeshjes, të bërë sot nga “L’Équipe”.

Ish-portieri i Juventusit u “ndëshkua” kështu nga revista e njohur sportive franceze për gabimin në golin e dytë të Lukakut, një top që nuk u zotërua dot në rastin e goditjes së Rashford nga distanca. Përveç këtij momenti, gazeta franceze nuk vlerësoi aspekte të tjera të ndeshjes së portierit italian.

Ky është vlerësimi që bën “L’Equipe” për ish-kapitenin bardhezi: “I pafuqishëm në golin e parë të Lukaku (21’, nga ana tjetër është i pambrojtshëm në goditjen e Rashford, teksa e dhuron topin si asist në këmbët e belgut (1-2, 30’). Ai u shfaq si fillestar në disa sulme të anglezëve”./telesport/