Me fitore e ka mbyllur mbremjen e sotme edhe Vllaznia futsall. Ajo ka luajtur ne transferte ndaj ekipit te Partizanit dhe ka arritur te triumfoje me rezultatin 7-6.
Ka qene nje ndeshje shume e luftuar nga te dy ekipet, megjithate djemte e drejtuar nga trajneri Arben Xhaferi kane qene me te sakte duke arritur te marrin edhe ate qe deshironin.
Ndeshja ka nisur me gol dhe ka qene Besfort Gjoklaj i cili ka shenuar qe ne minuten e pare te saj. Por Partizani ka arritur te barazoje pas dy minutash me ane te Gjeçit, nderkohe qe ne minuten e 7-te Hoxha do te kalonte ne avantazh te kuqte.
Vllaznia reagoi shume mire duke shenuar tre gola njeri pas tjetrit, dy me ane te Ari Djepaxhise dhe nje tjeter me ane te Alsid Tafilit. Takimi ka patur shume emocione deri ne fund teksa ka shenuar edhe Partizani, ashtu si dhe shkodranet me ane te Tafilit serish, po ashtu Djepaxhise golin e trete personal dhe ne fund ka qene goli i Senad Lekajt qe “i ka vene vulen” kesaj fitoreje.
Ne kete menyre, skuadra kuqeblu ka marre nje trepikesh me shume vlere duke treguar edhe njehere tjeter se nuk do te heqe dore kollaj nga pretendimet e saj./SHKODRA-SPORT.COM/