Ditë intensive merkatoje tek Erzeni, ekipi që siguroi rikthimin në Superiore pas 19 vitesh. Klubi nga Shijaku ka zyrtarizuar gjashtë afrime mbrëmjen e sotme.

Ata janë Dren Gashi, sulmuesi dardan që vjen nga Dukagjini. Me Erzenin ka firmosur edhe mbrojtësi Gëzim Krasniqi, i cili sezonin e fundit mbajti shiritin e kapitenit te Egnatia.

Me Erzenin ka firmosur edhe portieri Dashamir Xhika, pjesë e Kukësit në sezonin e fundit. Përforcimi i radhës është braziliani Fernandinho.

Ndërkohë, pjesë e skuadrës së Xhevahir Kapllanit do të jenë edhe Ardit Peposhi, anësori i majtë që vjen nga Llapi, dhe portieri Klevis Hasanbelli.