Legjenda e futbollit botëror, Pele, gjithmonë ka refuzuar atë zgjedhë një “pasardhës”, një futbollist i cili i ngjante në mënyrën e lojës dhe në aftësitë para portës, siç bënte njëherë e një kohë sulmuesi brazilian.
Por me sa duket ai e ka piketuar lojtarin që i ngjason më shumë dhe në një aktivitet promocional në Paris, ka deklaruar se Mbape po ecën në gjurmët e tij.
“Më ngjan sepse është i bukur si unë!”, tha ai fillimisht duke qeshur pas takimit me futbollistin francez. “Edhe unë e kam nisur shumë i ri si ai dhe më pëlqente shumë që të dribloja. Ai është me të vërtetë i shpejtë, ka aftësinë që të mendohet në një moment dhe të ndryshojë veprimin në momentin e fundit. Ai arrin të vendosë në një çast dhe kjo është forca e tij”, shpjegoi Pele.
Sipas ish-sulmuesit, Mbape do të jetë me siguri në të ardhmen fitues i “Topit të Artë”. “Duke parë paraqitjet aktuale dhe lojën që na tregon, Kilian Mbape e meriton pa dyshim të fitojë “Topin e Artë”. A mund të përmirësohet?
Futbolli te ai është i lindur, është një dhuratë, një dhuratë nga Zoti. Duhet vetëm të shpresojë që të evitojë dëmtimet, të mos ketë të mëdha në karrierë”, uroi Pele për sulmuesin 20-vjeçar. /vipsport/