Pas nje aktivizimi prej tete vitesh tek ekipi San Michele, Cattolica Virtus te Firenzes, 17 vjeçari Gerard Mirashi ka zgjedhur skuadren e re ku do te vazhdoje te realizoje endren e tij per t’u afirmuar si futbollist.
Mbrojtesi i qendres i skuadres se Toskanes disa here ka qene protogonist i fitoreve tek “Cattolica Virtus” ku kane dale futbollist me emer ne Itali si Paulo Rossi, Barzagli etj. Mirashi nuk ka munguar te jete protogonist ne komentet e gazetes sportive te Toskanes Di Piu, bile dhe i perzgjedhur ne 11 shin me te mire te javes.
Ka qene shume emocionuese ndarja e Gerardit me stafin e Cattolica Virtus ku vete Presidenti i ketij klubi Paolo Bosi, zv.President i FIGC, ish-tranieri Diago Murras tashti ne rolin e trajnerit te skuadres te te rinjve ne Pissa, si dhe me shoket e tij te skuadres.
Ishte nje rekomandim krejt befasues per Gerardin, qe beri z.Francesko Bianco te cilit i kishte lene shume mbresa loja e shtatlartit Mirashi 1.90 i gjate ne mbrotje. Ndaj rekomandimi i tij u mireprit nga presidenti I Klubit te Beneventos, z.Oreste Vigorito. Gerardi u ftua nga stafi i skuadres te te rinjve te ketij klubi ne nje stervitje 10 ditore, ku ka arritur te bind drejtorin sportiv Simone Puleo, trajnerin Gennaro Iezzo dhe menaxherin e klubit Benevento Daniele de Nigris.
Si rrjedhoje, sot ne prezencen e tyre Gerard Mirashi nenshkroi kontraten me Benveneton Primavera 2 me objektivin per te qene ne te ardhmen pjestar i skuadres se pare qe luan ne kategorine C ne kampionatin italian. Mos te harrojme se Benevento ka qene edhe debutuese ne Seria A (2017) dhe ne kategorine B.
“Eshte nje prove jo aq e lehte rreshtimi im ne kete klub me tradita futbolli, çka me frymzon edhe me shume per t’u stervitur e per te justifikuar besimin e stafit drejtues te Beneventos”- shprehet Gerardi, dhe ne te njejten kohe per te realizuar nje dite edhe deshiren per te luajtur me ekipet kombetare te Shqiperise.
Mirashi i lindur ne Itali, ku babai I tij Alfred Mirashi Milot, piktor-skulptor eshte i njohur nga shkodranet per vepren e tij “Çelsi shqiptar” i vendosur ne nje nga sheshet kryesore ne hyrje te qytetit verior perball Rozafes legjendare. Njekohesisht edhe gazeta “Shkodra Sport” I uron Geradit nje karier te suksesshme.
Namik Mehmeti
Firenze