Mbrojtesi 19 vjeçar shkodran Elton Fikaj ka debutuar mbreme ne Kupat e Europes me fanellen e skuadres se njohur greke Panathinaikos. Ka ndodhur ne ndeshjen e vlefshme per “UEFA Conference League” ne transferte ndaj Vikingur, e cila ne fund u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1.
Ka qene minuta e 37-te e ndeshjes kur per skuadren greke eshte demtuar nje nga lojtaret titullare, pikerisht E. Palmer-Brown dhe trajneri Rui Vitoria ka zgjedhur te hedhe ne fushe ne vend te tij, futbollistin e kombetares U21 te Shqiperise.
Kuptohet qe emocionet e debutimit ne Europe kane bere punen e vet tek Fikaj ne kete takim ku ka luajtur per 53 minuta, por ai gjithsesi eshte munduar te beje me te miren e tij. Ne fund te ndeshjes eshte vleresuar me noten 6.8 nga “Sofascore” duke lene pas me vleresime disa nga koleget e tij te Panathinaikos.
Shkodrani ka luajtur ne pozicionin e tij te preferuar, ate te mbrojtesit te majte dhe gjate minutave qe ka luajtur, ka bere 47 pasime, nga te cilat 43 te sakta, pra me nje saktesi per t’u admiruar prej 91 %.
Ai gjate sezonit te kaluar ka debutuar edhe ne kampionatin grek dhe tashme te shpresojme qe do te kete edhe me shume vemendjen e stafit teknik sepse kemi te bejme me nje lojtar te talentuar dhe qe premton shume per te ardhmen./www.shkodrasport.com/