Panathinaikos do te prese neser ne fushen e tij ekipin e Çelsit, ne ndeshjen e vlefshme per UEFA Conference League, takim qe do te startoje duke filluar nga ora 18:45. Nje ndeshje qe padyshim pritet me shume interes ne te gjithe Greqine dhe jo vetem sepse do te jete nje perballje dinjitoze ne mes ketyre dy skuadrave.

“Te gjelberit” kane mbyllur pasditen e sotme pergatitjet per kete takim dhe menjehere pas tij, trajneri Diego Alonso ka shpallur listen e 21 lojtareve te grumbulluar per kete ndeshje, ka perfshire edhe 2 futbolliste shqiptare. Behet fjale per dy lojtaret e kombetares U21, portierin
Klidman Lilo dhe mbrojtesin Elton Fikaj.

Por nese Lilo eshte portieri i trete i grumbulluar, pas Dragovski e Lodingin, per Fikajn padyshim qe grumbullimi per kete super-ndeshje eshte nje vleresim dhe nuk perjashtohet mundesia qe nese gjerat shkojne mire, te kete edhe disa minuta aktivizim.

Fikaj vleresohet shume per talentin e tij dhe trajneri Alonso e pelqen prandaj dhe ka dashur ta kete te dispozicion per ndeshjen e neserme ndaj Çelsit. Kujtojme qe mbrojtesi me origjine nga Shkodra vetem 5 dite me pare festoi 19 vjetorin e lindjes se tij. Kujtojme qe lojtari i Panathinaikos, kohet e fundit ka debutuar edhe me kombetaren U21 te Shqiperise.

Debutim qe ka ardhur me 9 shtator ne ndeshjen ndaj Zvicres te fituar nga kombetarja jone me shifrat 2-1, nderkohe qe ndeshjen e dyte e luajtir me 15 tetor ndaj Armenise ne nje tjeter fitore, kete here me rezultatin 2-1. Por tashme per momentin Elton Fikaj eshte i fokusuar tek Panathinaikos per ndeshjen ndaj Çelsit./www.shkodrasport.com/