Albion Marku është i larguari i parë nga radhët e skuadrës së Teutës. 22-vjeçari mbyll kështu aventurën në Durrës, ku në këtë sezon arriti të luante në 34 ndeshje, ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë edhe 3 asiste.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka qenë vetë lojtari që ka bërë publike largimin e tij, dërsa ka falenderuar “Djemtë e Detit”. Kujtojmë se 22-vjeccari ka qenë i huazuar nga Dinamo te Teuta.

Marku tashmë për sezonin e ri do të mbajë veshur fanelën e Dinamos, me blutë që janë rikthyer në elitën e futbollit për të konkuruar mes më të mirëve.

Futbollisti mirditor padyshim qe konsiderohet nje nga mbrojtesit e djathte me te mire te kampionatit shqiptar dhe si rrjedhoje do te tentoje te tregoje vlerat e tij edhe tek skuadra e re.