Rafael Varanë ka bërë histori me Real Madrid teksa spanjollët janë klubi që i ka besuar më së shumti, mirëpo pas 353 prezencave dhe 18 trofeve deri tani, francezi duket se kërkon një eksperiencë të re. Për këtë dëshirë të mbrojtësit duket se janë në dijeni edhe te Real Madrid.

Kontrata e tij me Los Blancos skadon në vitin 2022 dhe Varanë mund të futet në tratativë me çdo klub nga janari i ardhshëm. Kështu, për ta ndaluar këtë, Real Madrid pret oferta në verë për mbrojtësin.

Zidan ka një marrëdhënie të shkëlqyer me lojtarin duke qenë se është patrioti i tij, megjithatë në këtë rast nuk mund të bëjë asgjë për ta mbajtur në Bernabeu, teksa edhe vetë posti i tij është në diskutim pas disa rezultateve të dobta.

Ndërkaq, opsioni më i mundshëm për Varan, mbetet Premier League me Mançester Junajtid që është admirues i 27-vjeçarit. /VipSport/