Mbrojtësi kuqezi dhe i Lazios, Elseid Hysaj ka humbur dy ndeshjet e para të marsit me kuqezinjtë, kjo për kualifikueset e Grupit F të Kupës së Botës 2026.

Dëmtimi i pësuar në fillimin e këtij muaji duket jo aq i lehtë, duke bërë që rikthimi i tij në fushë të bëhet pas disa javësh.

Stafi mjekësor i Lazios duket se nuk do lejojë rikthimin e tij në fushë përpara ndeshjeve të Kombëtares pas mesit të marsit. Te Lazio janë të bindur se Hysaj do duhet të riaftësohet edhe për të paktën një muaj, para se të jetë gati dhe në formë optimale.