Emri i tij i doli edhe ne janar te Vllaznia, por atehere nuk u be realitet dhe gjasat jane qe mes lojtarit dhe ekipit shkodran te kete nje akord kete merkato vere. Behet fjale per mbrojtesin rrogozhinas Hysen Memolla.

Sipas mediave te shkruara, mbrojtësi ende nuk ka zgjedhur të stërvitet me skuadrën e vendlindjes dhe gjasat që të largohet pas sfidave në kupat e Europës janë të mëdha.

31-vjeçari, i cili vjen pas aventurës që pati në kampionatin rumun në 6 muajt e fundit nuk është në planet e trajnerit Edlir Tetova. Kjo ishte një arsye pse Memolla u largua në merkaton e janarit ndonëse kishte dëshirën të shpallej kampion, duke qenë pjesë e Egnatias.

Sipas “Panorama Sport” Vllaznia shihet si destinacioni më i arrirë për shkak të marrëdhënies që lojtari ka me Bekim Balajn. Aq më tepër që me largimin e Esin Hakaj, te kuqeblutë krahu i majtë është vakant. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me Hysen Memollën nëse do të vijojë të qëndrojë në kampionatin shqiptar apo do provojë të rikthehet në futbollin europian.