Mbrojtësi i ekipit të Visent Kompani, kanadezi Alfonso Dejvis, është prononcuar në kanalin zyrtarë të Bajernit, aty ku fokusi ka qenë ballafaqimi me Leverkusen në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve.

“Do të jetë një takim shumë interesant! Leverkusen është një skuadër e fortë. Ne gjithashtu e dimë se ka kaluar një kohë që kur i mundëm, por unë jam optimist se mund ta bëjmë këtë herë.

Pesë ndeshje pa fitore nuk janë pak, por uria në ekipin tonë me jep bindje se jemi gati për të avancuar në çerekfinale. Kemi hasur disa probleme në ndeshjet e fundit, e ku na ka munguar ritmi, por kemi kohë të reflektojmë deri në fillim të marsit”, tha Dejvis.