E ardhmja e Arauhos është një nga çështjet që është në tavolinë prej disa muajsh te Barcelona.
Për këtë arsye, më 14 shkurt, agjenti i lojtarit ishte në Barcelonë dhe u takua me drejtorin teknik Deko. Ky ka qenë kontakti i parë personal mes palëve pasi ata nuk njiheshin më parë. Futbollisti nga ana e tij ka ripërsëritur orët e fundit dëshirën e tij për të vazhduar si lojtar i Barcelonës, pavarësisht sinjale të forta që vijnë nga Mynihu për një transferim të mundshëm në verë te Bajerni.
“Ndihem shumë mirë në Barcelonë, jam shumë i lumtur. Unë kam qenë atje për gati pesë vjet dhe e tregoj sa herë e vesh këtë fanellë në fushë”, tha ai në një intervistë për “TNT”. Madje ai shkoi një hap më tej kur gazetari e pyeti nëse fansat duhet të kenë frikë nga largimi i tij i mundshëm. “Jo, jo, jam shumë i lumtur në Barcelonë”, tha ai.
Qëndrimin e Arauhos në Barcelonë e ka konfirmuar edhe trajneri i katalansve Ksavi Hernandez.
“Nuk ka dyshim. Ai është e tashmja dhe e ardhmja. Ai është një nga liderët brenda dhomave të zhveshjes dhe themelor për të ardhmen e klubit”, tha trajneri katalanas.