Pas mesfushorit Ergys Kaçe që u zyrtarizua te Panathinaikos edhe për një tjetër sezon, si dhe Andi Lilës që prej vitesh është stacionuar në Janinë, një tjetër lojtar i Kombëtares shqiptare pritet të luajë në Superligën greke gjatë sezonit 2018-2019.
“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se mbrojtësi i majtë, Naser Aliji, i cili mbylli sezonin me Virtus Entelën në Serinë B italiane, ka arritur marrëveshjen me klubin e njohur grek, Panionios.
Pritet që në orët e ardhshme të zyrtarizohet akordi mes palëve, por gazeta mëson se gjithçka është mbyllur dhe tashmë firma në kontratë shihet si një formalitet.
Te Panionios Aliji do të gjejë edhe sulmuesin e Kombëtares U-21, Fiorin Durmishaj, si dhe mesfushorin kosovar, Mërgim Brahimi.