Mbrojtësi i grumbulluar rishtaz me kombëtaren shqiptare, Besir Demiri, pritet të largohet nga kampionati ukrainas i futbollit, ku aktualisht aktivizohet me skuadrën e Mariupol.

Mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia, ka kontratë deri në verë të vitit të ardhshëm me skuadrën ukrainase, por paraqitjet e mira të tij me ekipin, kanë bërë që në adresë të futbollistit të ketë disa oferta.

Bëhet fjalë për dy klube turke, të cilat kanë shprehur inters për Demirin, duke e kërkuar që transferimi të kryhet në janar. Këtë lajm e ka konfirmuar menaxheri i futbollistit, Shakir Rexhepi, raportojnë mediat në Maqedoni. “Besiri ka kontratë me Mariupolin deri verës, por do të largohet këtë dimër.

Ai ka dy oferta nga klube turke të cilat po i shqyrtojmë, dhe më pas do të sjellim vendim se ku do të vazhdojë karrierën”, -ka thënë menaxheri.

Ndonëse nuk ka detaje rreth ofertave për Demirin, pritet që futbollisti të bëhet pjesë e një prej ekipeve të Superligës në Turqi. Ndërkohë, megjithëse ka qenë pothuajse titullar në çdo ndeshje, Demiri nuk është grumbulluar më në kombëtaren shqiptare që prej shtatorit./telesport/