Mbrojtësi i Kombëtares, Hysen Memolla ka mbyllur aventurën në Finlandë me skuadrën e KPV, teksa në ditën e sotme ka zyrtarizuar kalimin në kampionatin hungarez, duke firmosur për klubin e Diosgorit, të njohur ndryshe si DTVK.
Memolla ishte transferuar në Finlandë këtë verë, megjithatë aventura me KPV nuk shkoi sipas parashikimeve. Mbrojtësi nuk arriti të luante rregullisht si titullar, teksa koleksionoi vetëm tetë paraqitje, edhe pse ia doli të shënonte në tre raste.
Ndërkohë, në skuadrën e DTVK, Memolla do të bashkohet me një tjetër futbollist shqiptar si Florent Hasani që luan me përfaqësuesen e Kosovës.
Aktualisht, skuadra e DTVK renditet në vendin e nëntë në kampionatin hungarez me 19 pikë të grumbulluara në 16 ndeshje. /VipSport/