Ivan Balliut mund të largohet nga Rayo Vallecano. Megjithatë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të vazhdojë të qëndrojë në La Liga-n spanjolle.

Valenica është në kërkim të një mbrojtësi të majtë pas dëmtimit të Thierry. Klubi i Valencias shohin te Balliu të duhurin për atë pozicion, teksa problem mund të bëhet vetëm Vallecano.

Sipas mediave spanjolle, këta të fundit po mendojnë që t’i ofrojnë rinovimin Balliut, kontrata e të cilit përfundon në verën e vitit 2025, ku mund të mbetet dhe pa ekip, pra si lojtar i lirë.

32-vjeçari vlerësohet shumë si nga Vallecano dhe Valencia, teksa “fjala” e tij do të jetë vendimtare. Pritet të shihet nëse Balliu do të largohet nga Vallecano, apo do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit ku luan që nga viti 2021./newsport/