Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Naser Aliji është zyrtarizuar ditën e sotme në radhët e skuadrës rumune, Dinamo Bukuresh. 24-vjeçari pasi kreu vizitat mjekësore, u prezantua nga klubi si përforcim i denjë për skuadrën.

Kujtojmë që Aliji kohën e fundit ishte pa skuadër, për shkak të një drame familjare, ku humbu babain. Ai vendosi të qëndrojë pranë familjes në ato ditë të vështira, duke mos u angazhuar me asnjë skuadër.

Ndërkohë mbrojtësi shqiptar do të provojë të rikthehet serish protagonist dhe pse jo të fitojë sërish një ftesë në Kombëtare. Kujtojmë që te skuadra e Dinamos së Bukureshtit më parë është aktivizuar edhe legjenda Sulejman Demollari dhe Elis Bakaj.

Aliji do të mbajë numrin 7 te skuadra rumune, numër që është mbajtur nga legjenda rumune, Mirçe Luçesku. Një motiv më shumë që Aliji të jap maksimumin te ky ekip.