Sulmuesi i Milanit, Patrik Kutrone, ka folur mbrëmjen e djeshme në lidhje me momentin e Milanit dhe të tij personal, por edhe marrëdhënien me Gatuzon dhe me golin:
“Unë i përkëdheluri i Gatuzos? Nuk është se flasim shumë, flasim kryesisht në fushë. Ka thënë gjëra të rëndësishme për mua, por i vlerëson të gjithë lojtarët e skuadrës, jemi një grup i bashkuar.
Krahasim me Inzagin? Jo, është tepër herët, së pari duhet të jem gjithnjë gati dhe të vë në vështirësi Gatuzon.
Më shumë hapësirë për të rinjtë? Po, në krahasim me të shkuarën punojmë më shumë, ekziston një projekt dhe kjo gjë është parë vitet e fundit.
“Mbrojtësi që më ka keqtrajtuar më shumë në fushë? Arlind Ajeti i Krotones, më ka nxirë gjithë ndeshjen (qesh).
“Sqarimi me Simone Inzagin në ndeshjen e fundit? Sportiviteti është i pari, por në aksionin që shënova me dorë duket qartë që nuk e bëra me qëllim, doja të godisja me kokë dhe ashtu kujtova fillimisht. Për fat, është edhe VAR-i, që e ka konsideruar golin të rregullt”./sportekspres/