Arlind Ajeti i është përgjigjur interesimit të mediave në Zvicër në një intervistë interesante. E veçantë për nga pyetjet, por edhe më shumë për nga përgjigjet. Mbrojtësi ka treguar se vëllai ishte i fundit që e kishte telefonuar dhe me të cilin kishte shkëmbyer mesazhe.
Rrjeti “WhatsApp” ishte më i përdoruri prej tij dhe se “Snapchat” një ndër më interesantët. I pyetur për numrat “VIP” që mbante në llogarinë e tij në telefon, mbrojtësi i Kombëtares është përgjigjur. “Kam numrin e Mohamed Salah. Gjithashtu, të Xherdan Shaqirit si dhe të Xho Hart”, ka deklaruar mbrojtësi i Grasshopersit, Arlind Ajeti.
Pas aventurës në Itali, mbrojtësi kuqezi është rikthyer të luajë në Zvicër teksa po merr minuta dhe mund të jetë alternativë cilësore për prapavijën kuqezi në ndeshjet kualifikuese në mars.