Andi Hadroj është padyshim lojtari i momentit te Partizanit. Mbrojtësi i krahut të djathtë po shkëlqen nga java në javë në ndeshjet e Superiores teksa është më i miri në pozitën e tij. Në derbi ishte lojtari i ndeshjes teksa bëri në perfeksion detyrat duke fituar çdo duel me kundërshtarët dhe dhuroi asistin për golin e parë.
Në minutën e 78-të doli nga fusha me kërkesë të tij teksa shfaqi shqetësime. Ky largim ka sjellë edhe frikë te stafi i të kuqve për një dëmtim të mundshëm.
Të shtunën i pret Vllaznia në një finale të rradhës dhe mungesa e tij ka shumë peshë por alarmi është i rremë. Ekzaminimet mjekësore tregojnë një problem të vogël jo serioz dhe 24-vjeçari do të jetë 100% i gatshëm për ekipin në stërvitjen e nesërme.
Nderkohe te kuqte nuk kane asnje lojtar te pezulluar me kartona dhe si rrjedhoje pritet te udhetojne te plote te shtunen drejt Shkodres, ne nje sfide shume te rendesishme te kampionatit.